Kushdo që akseson këtë faqe, pavarësisht qëllimit, dhënies apo jo të informacionit, informohet mbi qëllimin e përpunimit dhe të përdorimit të të dhënave. Përpunimi i të dhënave kryhet nga strukturat e kompanisë (punonjësit e autorizuar) të cilët kanë nënshkruar deklarata konfidencialiteti dhe të cilët përdorin masa të rrepta sigurie. Aksesi në këto të dhëna është i kufizuar.
“REISSWOLF Albania Sh.p.k.” kryen arkivimin fizik dhe digjital të dokumenteve dhe të materialeve nëpërmjet një sistemi të integruar, ashtu si edhe shkatërrimin e dokumenteve dhe të të dhënave.
Shërbimet e kompanisë tonë ofrohen ndaj çdo biznesi privat ose institucioni (përfituesi shërbimi) dhe sanksionohen përmes një marrëveshjeje midis palëve në të cilën parashikohen kushtet, të drejtat dhe detyrimet përsa i takon garantimit të dispozitave të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Këto procese përpunimi kryhen duke garantuar nivelet më të larta të konfidencialitetit dhe të sigurisë.
I gjithë procesi që nga mbledhja dhe grumbullimi i dokumenteve dhe i të dhënave, si dhe më pas shkatërrimi, është i regjistruar dhe i evidentuar. Në përfundim të këtij procesi përfituesi i shërbimit pajiset me certifikatë sigurie.
Sa i përket procesit të arkivimit, kompania jonë i ofron përfituesit të shërbimit të gjitha mjetet (kutitë dhe kapëset me kod unik) të cilat garantojnë siguri maksimale dhe akses të kufizuar vetëm për personat e autorizuar nga përfituesi i shërbimit, në respektim të neneve 27 dhe 28 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Afati mbajtjes së të dhënave personale të këtyre subjekteve varet nga afati i vlefshmërisë së kontratës midis kompanisë tonë dhe përfituesve të këtyre shërbimeve.
Siguria dhe konfidencialiteti janë objektivi kryesor i kompanisë tonë. Për këtë qëllim jemi certifikuar nën ISO 9001:2015 dhe ISO/IEC 27001:2013.
Ambientet ku arkivohen dhe shkatërrohen dokumentet janë të survejuara me sistem video-mbikëqyrjeje CCTV, për qëllime sigurie. Në ambientet e jashtme dhe të brendshme janë afishuar tabelat e informimit për sistemin e video-mbikëqyrjes, sipas formatit të miratuar nga zyra e Komisionerit. Të dhënat e siguruara nëpërmjet sistemit CCTV ruhen për një afat 30 ditor dhe më pas ato fshihen automatikisht.
Hyrja në ambientet e kompanisë është e kufizuar vetëm për personelin e autorizuar. Çdo person tjetër mund të hyjë vetëm i shoqëruar nga personeli i autorizuar, pasi është regjistruar në regjistrin e Hyrje–Daljeve me të dhënat identifikuese dhe pasi ka nënshkruar deklaratën e sigurisë. Aksesi në këto të dhëna është i kufizuar. Regjistrat dhe deklaratat ruhen për një afat 1 vjeçar dhe më pas ato shkatërrohen nëpërmjet makinerive grirëse.
Ne kemi një rregullore të veçantë për mbrojtjen e të dhënave personale, të detyrueshme për çdo punonjës, nëpërmjet të cilës garantojmë përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale. Ne kemi bërë njoftimin e duhur tek Komisioneri dhe e përditësojmë atë sa herë që nevojitet të nisim një përpunim të ri.
Ne garantojmë ushtrimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe aktet nën-ligjore në këtë fushë. Çdo veprim i yni bëhet në përputhje me nenin 18 të ligjit 9887/2008 dhe ju gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në të.
Në rast se konstatoni shkelje ose cënim të të drejtave tuaja lidhur me të dhënat personale, ju ftojmë që paraprakisht t'i drejtoheni për zgjidhje të problemit personit tonë të kontaktit, nëpërmjet kontakteve të publikuara në faqen tonë zyrtare. Gjithashtu ju gëzoni të drejtën e ankimit tek autoriteti i Komisionerit.