Proceset tona të biznesit po përcaktohen gjithnjë e më shumë nga sasia në rritje e të dhënave. Në ditët e sotme, qasja e shpejtë në informacionin e kërkuar, pavarësisht kohës ose vendit, është një nevojë e domosdoshme.
Menaxhimi dhe kontrolli optimal i të dhënave është thelbësor nëse këto të dhëna do të duhet të përdoren në mënyrë efikase. Mjetet tona të sigurta të arkivimit digjital të plotësuara përmes shërbimeve dhe produkteve të duhura harduer & softuer, garantojnë siguri dhe vazhdimësi në planin afatgjatë.
REISSWOLF ju ofron zgjidhje për menaxhimin e dokumenteve tuaja në trajtën digjitale, në përputhje me nevojat tuaja specifike.
Digjitalizim i shpejtë, i sigurt dhe konform ligjit i dosjeve, skedarëve, skicave teknike, dokumenteve origjinale në letër apo dokumenteve transparente, të të gjitha dimensioneve, duke përfshirë vënien në dispozicion të mjeteve të duhura harduer & softuer.
Ne ofrojmë sistem arkivimi digjital të bazuar në ueb, me auditueshmëri të padiskutueshme, i cili mundëson mjete praktike kërkimi dhe qasjeje me shpejtësi të lartë në informacion. Zgjidhja jonë mund të zbatohet në cloud, ose mund të implementohet në mjediset tuaja, në varësi të kërkesave specifike.