Të nderuar Klientë,
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Vendin tonë të cilat lidhen me rrezikun e përhapjes së epidemisë së COVID-19 dhe në kuadër të masave parandaluese për mos-përhapjen e virusit, si dhe duke marrë shkas nga udhëzimet e Instancave Qeveritare dhe Vendore, por edhe duke ndjekur udhëzimet e Kompanisë Mëmë, si një kompani ndërkombetare,
REISSWOLF Albania Ju njofton sa më poshtë:
- Duke filluar nga data 12/03/2020 deri më datë 23/03/2020, do të ndërpriten të gjitha shërbimet e dorëzimit apo marrjes në adresë të dokumentacionit arkivor, si dhe zëvendësimi i kontenierëve për shkatërrimin e dokumentacionit.
- Ky afat mund të shtyhet në varësi të zhvillimeve në rast të një përshkallëzimi të rrezikut të përhapjes së epidemisë.
- Shërbimi i vënies në dispozicion të dokumentacionit arkivor do të vazhdojë të jetë aktiv në këtë periudhë vetëm nëpërmjet opsionit të “Scan on Demand”.
- Shërbimi “Scan on Demand” do të jetë i kufizuar në ditët aktive të punës: e Hënë – e Premte, në intervalin kohor 10:00 – 14:00.
- Kthimi i përgjigjeve të shërbimit “Scan on Demand” mund të rezultojë me vonesa, pasi personeli i REISSWOLF Albania do të punojë me kapacitet të reduktuar.
Per çdo emergjencë në lidhje me shërbimet që REISSWOLF Albania ofron për Klientët e saj, do të jenë në dispozicion kontaktet e mëposhtme:
Zyra - (10:00 – 14:00) - arkiva@reisswolf.al, info@reisswolf.al
Menaxheri Tregtar: Andi Zoto, +355697010130, andi.zoto@reisswolf.al
Menaxheri Operacional: Artur Shehu, +355697021931, artur.shehu@reissowlf.al
Faleminderit për mirëkuptimin!