Living. Data.

Vizioni dhe vlerat tona

Ne duam që kompanitë në të gjithë Shqipërinë ta mendojnë REISSWOLF si kompania numër një kur bëhet fjalë për menaxhimin e të dhënave të çdo lloj natyre në mënyrë ligjore dhe korrekte. Si rezultat, produktiviteti ynë do të rritet paralelisht me digjitalizimin e mjediseve tona të punës dhe të jetesës.

Ne dëshirojmë të ndërlidhim analogen me digjitalen në mënyrë inteligjente dhe të orientuar drejt së ardhmes. Ne ofrojmë zgjidhje të cilave klientët tanë mund t'u besojnë, që u garantojnë atyre siguri dhe vazhdimësi. Pavarësisht nëse janë në letër fizike apo në variantin digjital - të dhënat tuaja janë të mbrojtura dhe të sigurta në çdo kohë dhe në çdo vend.

ADN-ja e REISSWOLF

  • Fjala jonë është kontrata jonë. Jemi të vendosur në punën tonë, jemi të respektueshëm dhe të ndershëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
  • Zbatojmë një politikë me dyer të hapura. Dëgjojmë, mbështesim njëri-tjetrin gjithmonë duke synuar dialog konstruktiv në mënyrë që të mund të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhjen më të mirë.
  • U kushtojmë gjithmonë vëmendje klientëve tanë në gjithçka bëjmë - sepse ata janë arsyeja që na bën të përpiqemi të përmirësojmë atë që ne bëjmë, ditë pas dite.
  • Ne guxojmë të provojmë gjëra të reja, pa ndërmarrë rreziqe të panevojshme dhe guxojmë të bëjmë gabime, në mënyrë që të mësojmë diçka pozitive prej tyre.
  • Mendojmë vazhdimisht për mënyra të reja për mbrojtjen e të dhënave dhe gjithmonë i mbajmë shërbimet tona nën vëzhgim rigoroz.
  • Ne e demonstrojmë motivimin dhe inovacionin tonë, në mënyrë që çdo ditë të mund ta bëjmë produktive. Ne bëjmë biznes në mënyrë të ndershme dhe e shijojmë atë që bëjmë.
  • Ne synojmë të jemi të besueshëm dhe të qëndrueshëm me cilësinë e shërbimeve tona, stafit tonë dhe, në veçanti, në marrëdhëniet që kemi me klientët, partnerët dhe furnitorët tanë.
  • Ne besojmë se mënyra sesi veprojmë sot formëson atë që ndodh në të ardhmen - prandaj bazohemi në teknologji të qëndrueshme dhe gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave më efikase dhe miqësore me mjedisin për të zhvilluar biznesin tonë.
  • Vlera jonë më e rëndësishme është besimi - në shërbimet tona dhe tek njerëzit që i japin REISSWOLF fytyrën e saj njerëzore.