Ofrojmë zgjidhje për të gjitha llojet e bizneseve, Korporata, SME apo SoHo.
Studiojmë dhe ofrojmë zgjidhje efektive, në përputhje me nevojat tuaja specifike.
Përqendroni të gjitha risurset tek biznesi juaj, ndërkohë që zotëroni një menaxhim të përkryer të arkivit tuaj fizik dhe elektronik.
Ne shoqërojmë kompanitë gjatë të gjithë ciklit të tyre të jetës: që nga krijimi dhe përpunimi i sigurt i dokumenteve dhe i të dhënave përmes arkivimit dhe digjitalizimit, e deri tek shkatërrimi konfidencial, të gjitha këto në përputhje me standardet ndërkombëtare, planet rregullatore dhe legjislacionin në fuqi.
Ju mund të mbështeteni në zinxhirin tonë të mbyllur të sigurisë duke nisur që nga marrja në dorëzim e deri tek shkatërrimi i certifikuar në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Ligjit nr. 9154 "Për arkivat", si dhe me standardet DIN 66399.
Po përballeni me ambiente me lagështirë? Ju duhet të kërkoni me orë të tëra në inventarët e arkivuara apo duhet të udhëtoni shumë? Ne ju japim zgjidhje! Përpunojmë, kategorizojmë dhe arkivojmë dokumentet tuaja. Dhe sistemi ynë i menaxhimit ju mundëson qasje në arkivin tuaj në çdo kohë.
Në ditët e sotme, qasja e shpejtë në informacionin e kërkuar, pavarësisht kohës ose vendit, është një nevojë e domosdoshme. Zgjidhjet tona të sigurta të arkivimit digjital të plotësuara përmes shërbimeve dhe produkteve të duhura harduer & softuer, garantojnë siguri dhe vazhdimësi në planin afatgjatë.