Çdo kompani punon me të dhëna sensitive. Shkatërrimi i sigurt dhe në përputhje me ligjin është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi i tyre në konfidencialitet. Këtu përfshihen dokumente letër dhe bartës të të dhënave elektronike.
Mbrojtja e të dhënave, siguria e procesit, përputhja me periudhat ligjore të ruajtjes - të përditësuarit e vazhdueshëm të këtyre njohurive dhe të veprimeve pasuese konsumojnë burime të cilat do të ishte më mirë të përdoreshin në mënyra të tjera. Ne vendosim në dispozicionin tuaj ekspertizën tonë, si për shembull lidhur me zbatimin e saktë të kërkesave të Rregullores Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Është detyra jonë t'ju sigurojmë që askush nuk do të ketë as edhe mundësinë më të vogël për të pasur qasje të padëshiruar në të dhënat tuaja. Ne e marrim shumë seriozisht këtë përgjegjësi. Ne zbatojmë standarde të larta sigurie në çdo hap të procesit të shkatërrimit. I gjithë operacioni kontrollohet gjithashtu rregullisht nga menaxherët e jashtëm të cilësisë në përputhje me direktivat e certifikimit ISO 9001.
Materiali i të dhënave, i cili mund të jetë i llojit arkivë masive të cilës i ka skaduar afati i ruajtjes apo dokumente ditore të pa-nevojshme të punës në zyra, shkatërrohet në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9887, datë 10/03/2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe të Ligjit nr. 9154, datë 6/11/2003 "Për arkivat", si dhe në përmbushje të standardeve DIN 66399.
Nëse përmbushen kriteret, të gjitha materialet gjithashtu riciklohen si materiale sekondare industriale për të kontribuuar në ruatjen e burimeve natyrore.
Procesi finalizohet përmes lëshimit të certifikatës së "Shkatërrimit Konfidencial të të Dhënave" e cila vërteton se Klienti ka vepruar në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi, si dhe të certifikatës "Eco – Information” e cila informon Klientin mbi burimet natyrore të kursyera përmes procesit të riciklimit.
REISSWOLF Albania mban përgjegjësi për materialet konfidenciale duke nisur nga momenti i marrjes në dorëzim të tyre e deri tek shkatërrimi. Mjetet tona të sigurta të pajisura me teknologjinë GPS (sistemi i pozicionimit global) pasi marrin në ngarkim materialet për shkatërrim i transportojnë dhe i depozitojnë ato në mjediset tona të sigurisë së lartë.
Mjediset tona janë të mbikëqyrura me sistem video-survejimi CCTV 24 orë në ditë, për 7 ditë të javës. Të gjitha shkatërrimet kryhen nën vëzhgim rigoroz në përputhje me standardet e procedurave të certifikimit ISO 9001. I gjithë procesi regjistrohet dhe i dorëzohet Klientit në DVD.
Nga ana tjetër, një punonjës i përcaktuar nga Klienti është i pranishëm gjatë të gjithë procesit të shkatërrimit, i vetmi moment ky kur REISSWOLF hap kontenierët me materialet që do të shkatërrohen.
REISSWOLF Albania kryen edhe shkatërrimin e të gjitha tipeve të pajisjeve elektronike / komjuterike, të vogla apo të mëdha të cilat mund të përmbajnë të dhëna sensitive, me nivelet përkatëse të sigurisë sipas përcaktimeve në standardet DIN 66399.
Përmendim këtu shkatërrimin e elementeve si CD / DVD (O3), karta aksesi (T4), usb flash drive (E3), memorje RAM (H5), Hard Disk (H5), ashtu si edhe shkatërrimin në kompleks të pajisjeve kompjuterike laptop dhe desktop, pajisjeve të tipit printer dhe fotokopje, etj.
Procesi i shkatërrimit realizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në përmbushje të politikave mjedisore të përcaktuara nën ISO 14001.