Living. Data.

simply. done.

Arkivimi

Hapësirë për atë që është e rëndësishme.


Shumica e kompanive janë entuziaste për konceptin e zyrës "pa letra", por nuk mund ta arrijnë plotësisht këtë gjë për shkak të proceseve aktuale të punës dhe planeve rregullatore e ligjore në fuqi. Nga ana tjetër, përgjegjësia ligjore lidhur me produktet apo shërbimet e ofruara dhe arkivimi afatgjatë i dokumentacionit të të gjitha proceseve të një biznesi kanë çuar në një rritje të nevojës për arkivim që kushton më shumë sesa thjesht hapësirë.

REISSWOLF përpunon, kategorizon dhe arkivon dokumentet dhe setet tuaja të të dhënave. Bazuar në nevojat tuaja, ne zhvillojmë dhe propozojmë zgjidhje arkivimi të dizenjuara posaçërisht për kompaninë tuaj. Softueri ynë i arkivimit i bazuar në ueb ju lejon të lëshoni udhëzime për shtesa të reja, kërkesa për tërheqje dokumentesh - sipas nevojës fizikisht ose të skanuara nëpërmjet sistemit - etiketim, kontroll aksesi në nivel hierarkie, përdoruesi apo grup-përdoruesish, ose akoma më tutje, shkatërrim në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.

Përveç ofrimit të një zgjidhjeje për kursimin e hapësirës, ​​ambientet tona të arkivimit të sigurisë së lartë ju mundësojnë procese efikase të punës, duke qenë se të dhënat analoge do të mund të aksesohen në trajtë digjitale në çdo kohë, mundësuar nga sistemi ynë i arkivimit hibrid. Kjo sepse sa më shumë që ne do të vazhdojmë të punojmë me dokumente digjitale në të ardhmen, aq më e rëndësishme do të bëhet nevoja për disponueshmëri dhe akses të shpejtë të informacionit, pavarësisht nga vendndodhja.

Bëni një kontroll të buxhetit të arkivimit


Përfitimet për ju

  • Këshillim për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arkivimin dhe menaxhimin e dokumenteve fizike dhe digjitale - duke përfshirë projektet e mëdha. Arkivimi i dokumenteve fizike në ambientet tona të sigurisë së lartë me akses të bazuar në ueb 24/7. 

  • Dokumentim praktik i të gjitha hapave të arkivimit dhe menaxhim i përhershëm i arkivës tuaj përmes softuerit të REISSWOLF të bazuar në ueb.

  • Përcaktim i grupeve të përdoruesve dhe disponim praktik i informacionit për çdo lëvizje të dokumenteve.

  • Dokumentet transportohen, arkivohen dhe aksesohen vetëm nga stafi ynë.

  • Procesi Skanim Sipas Kërkesës është i mundur në çdo kohë.