Living. Data.

REISSWOLF archive. manager.

Menaxhim praktik dhe i sigurt

 

Për shumë vite kemi ofruar zgjidhje softuer të sofistikuara, si pjesë integrale e shërbimeve tona të sigurta dhe efikase të arkivimit. Por gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Dhe ka mbërritur koha për diçka të re.

Softueri i arkivimit i zhvilluar nga ne në trajtën e një platforme SaaS ju mundëson, ashtu si edhe më parë, menaxhim dhe qasje efikase në të gjithë inventarin tuaj të skedarëve fizikë të regjistruar elektronikisht. I ndërtuar posaçërisht për klientët tanë, REISSWOLF Archive. Manager. përshtatet, hulumton, administron dhe mirëmban të dhënat, dokumentet dhe skedarët.

Karakteristikat e reja përfshijnë rritje të performancës dhe në të njëjtën kohë shumë tipare të përmirësuara të shërbimit.  

Disa prej shumë përparësive:

  • Dizajn i praktik dhe intuitiv për përdoruesit
  • Dokumentim i plotë i të gjitha hapave të arkivimit, duke nisur që nga kryerja e porosisë
  • Menaxhim efikas nëpërmjet ndërfaqes së personalizueshme dhe të sigurtë në ueb
  • Regjistrim i metadata-ve në përputhje me specifikat e klientit
  • Modalitete autorizimi të konfigurueshme nga vetë klienti, sipas hierarkisë
  • Aksesimi, shkatërrimet dhe depozitimet e reja porositen përmes softuerit tonë - në nivel rajonal ose midis zyrave/degëve kudo që ndodhen
  • Renditje sipas trajtës, fizike dhe digjitale, duke përfshirë trajtën hibride
  • Kërkim inteligjent nëpërmjet OCR - njohjes optike të karaktereve
  • REST API për integrim me sisteme të palëve të treta
  • Disponueshmëri 28 ditore për të dhënat e shërbimit "skanim sipas kërkesës"
  • dhe shumë më tepër.

Disponueshmëria

REISSWOLF Archive. Manager. mundëson qasje të menjëhershme në të gjithë stokun tuaj të dokumenteve, duke mundësuar ndërveprim të drejtpërdrejtë. Nëse paraqitet nevoja, dokumentet mund të dorëzohen fizikisht nga një shofer i REISSWOLF brenda 2 orësh apo brenda një dite pune, bazuar në tipin e kërkesës së bërë në sistem nga klienti, ose mund të dorëzohen menjëherë në versionin elektronik përmes shërbimit "Skanim Sipas Kërkesës".

Siguria

Grupet e përdoruesve dhe të drejtat e aksesit gjithashtu mund të përcaktohen përmes REISSWOLF Archive. Manager. duke mundësuar informacion në lidhje me të gjitha qasjet në të dhënat si dhe çdo lëvizje të dokumenteve. Gjithçka që ju duhet për të përdorur softuerin tonë të arkivimit është një lidhje interneti - asgjë më shumë. Ne ju akordojmë të dhënat e kyçjes në sistem duke ju mundësuar ndërveprim në kohë reale me arkivin tuaj.

Menaxhim optimal

Çdo dokument përfaqësohet nga një barkod unik identifikues. Sapo etiketa gjenerohet për një rekord, ky i fundit bëhet menjëherë i dukshëm në sistem si "rekord aktiv". Rekordet aktive mund të përpunohen, mund të ngarkohen si PDF, mund të shpërndahen ose të fshihen përmes lëshimit nga klienti të udhëzimeve dhe veprimeve të tjera shoqëruese, nëpërmjet softuerit të arkivimit. 

Struktura e organizimit të dokumentacionit të kompanisë tuaj mund të ruhet e pandryshuar ose, nëse kërkohet, mund të riorganizohet nga ne për ta bërë më efikase. Funksionet e mjeteve tona inteligjente të menaxhimit të arkivit synohet të përmbushin të gjitha specifikat dhe nevojat tuaja - pavarësisht vendndodhjes.