Living. Data.

Shërbimi i Skanimit

Mbajtja nën kontroll e asaj që është e rëndësishme.

 

Efikasiteti maksimal i mundshëm - a nuk është kjo ajo për të cilën po përpiqen të gjitha kompanitë? 

Në veçanti, përsa i takon arkivave fizike që janë akumuluar përgjatë viteve të cilat përbëhen nga dosje dokumentesh të tipologjive të ndryshme, dokumente biznesi, manuale përdorimi, skica teknike, dokumentacion ose dokumente konfidenciale, etj, ju mund të humbisni gradualisht kontrollin mbi këtë bazë njohurish dhe informacioni të kompanisë tuaj, gjë që në kthim ndikon në ngadalësim të proceseve tuaja të punës. 

Përmes konvertimit të skedarëve dhe dokumenteve letër në imazhe digjitale, produktiviteti juaj rritet pasi gjithçka mund të bëhet më shpejt, duke përfshirë procesin e indeksimit, marrjes, ruajtjes, bashkëndarjes dhe mirëmbajtjes së të dhënave.

  • REISSWOLF digjitalizon të gjitha dokumentet tuaja - në një mënyrë të certifikuar, të sigurt dhe të personalizuar sipas kërkesës tuaj. Me një përvojë të gjerë me rekordet fizike dhe shërbimet digjitale, ne ju ofrojmë dizenjimin dhe implementimin e zgjidhjeve efikase të arkivimit digjital, të cilat në kthim ju mundësojnë akses më të shpejte, kontroll më të plotë dhe siguri më të lartë.


Shërbimet tona për vlerën tuaj të shtuar

  • Qendër skanimi ku arkivat e mëdha mund të përpunohen shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

  • Digjitalizimi konform ligjit i dosjeve, skedarëve, skicave teknike, dokumenteve origjinale në letër apo dokumenteve transparente, të të gjitha dimensioneve.

  • Ne gjithashtu mund ta realizojmë këtë proces në vendndodhje, nëse kërkohet - duke përfshirë vënien në dispozicion të mjeteve të duhura harduer & softuer.

  • Pajisjet më të reja të skanimit, të përshtatshme me të gjitha formatet dhe specifikat.

  • Njohja e tipit të dokumentit përmes kodit BAR ose kodit QR.

  • Dokumentim i të gjitha hapave të përpunimit.

  • Certifikim për menaxhimin e cilësisë sipas ISO 9001: 2015 dhe për sigurinë e informacionit sipas ISO/IEC 27001: 2013.

 

 

 


Më shumë informacion