Living. Data.

3 arsye të forta për të arkivuar tek REISSWOLF Albania

Çfarë kërkoni kur ju duhet të mbani të arkivuara dokumente të rëndësishme të kompanisë tuaj për vite me rradhë?

  • T'i mbani dokumentet të mbrojtura në mënyrë të sigurt nga aksesi i paautorizuar.
  • Të keni qasje të drejtpërdrejtë tek dokumentet tuaja në çdo kohë kur paraqitet nevoja.
  • Të kurseni hapësirë, kohë, para, si dhe t'i kurseni vetes shqetësime të pa-nevojshme.


Arkivat tona të sigurisë së lartë ju mundësojnë pikërisht këtë gjë:

  • Dokumentet tuaja janë të mbrojtura në mënyrë të sigurt me ne për shumë vite, në varësi të kërkesave tuaja.
  • Sistemi ynë i menaxhimit të arkivit REISSWOLF. Archive. Manager. ju mundëson qasje 24/7 në të gjitha dokumentet që ju nevojiten.
  • Efikasiteti ekonomik është i pa-konkurrueshëm - mos hezitoni të kryeni menjëherë një Kontroll të Buxhetit të Arkivimit.


Arkivat normalisht janë institucione detyra e të cilave është koleksionimi sistematik, regjistrimi, porositja, ruajtja e përhershme dhe indeksimi i të dhënave të shkruara apo audio-vizive, si edhe ruajtja e të dhënave elektronike. Kaq sa i përket përkufizimit teorik.

Në shumë kompani, arkivat priren të jenë vende të harresës, rrëmujës dhe orëve të tëra të kërkimit. Por edhe nëse janë të mirë-strukturuara, arkivat nganjëherë bien edhe pre e miqve të paftuar, si psh. brejtësit apo myku. Vëreni sa komod, i sigurt dhe i lehtë është përdorimi i arkivave të sigurisë së lartë të REISSWOLF Albania, të pajisura me të gjitha shërbimet që mundësojnë gjithçka që duhet të ofrojë një arkiv: marrja në dorëzim, regjistrimi, kryerja e porosive, ruajtja e përhershme dhe indeksimi i dokumenteve tuaja.

Arkivat tona ofrojnë efikasitet maksimal. Kutitë e kartonit të REISSWOLF me në përmbajtje dokumentet tuaja organizohen në paleta dhe në rafte duke optimizuar përdorimin e hapësirës, lëvizen përmes përdorimit të mjeteve të ngarkim/shkarkimit 'fork-lift', si edhe ruhen në kushte optimale klimaterike.

Duke qenë se të gjitha dokumentet ruhen në kuti identike të cilat janë thjesht të kodifikuara, askush përveç jush dhe nesh nuk e di se ku ndodhen të dhënat tuaja. Shumë e zgjuar, apo jo? Si dhe kjo mënyrë është shumë më e sigurt nga ruajtja e të gjitha të dhënave tuaja në një ambient të përbashkët në zyrat tuaja. Kontrolli i aksesit, sistemi anti-zjarr me pluhur i lokalizuar për çdo seksion dhe raft, personeli i specializuar i përbetuar për mbrojtjen e të dhënave, menaxhim i arkivit digjital në trajtën SaaS - gjithçka është e përfshirë në paketën e plotë të shërbimeve tona. Për të shkuar akoma më tutje me arkivimin hibrid (fizik dhe digjital), shërbimin e skanimit sipas kërkesës, apo ruajtjen e të dhënave elektronike, duke përfshirë edhe shërbimin e marrjes dhe dorëzimit në adresë 'pickup & delivery'.

Na kontaktoni tani!