Living. Data.

simply. done.

Kontenierët e sigurtë REISSWOLF

Nëse ju nevojiten kontenierë për depozitim volumi të madh për nevoja të arkivimit apo për shkatërrimin e dokumenteve që nuk janë më të nevojshme - REISSWOLF ju vë në dispozicion konteinerë alumini të sigurisë së lartë dhe të papërshkueshëm nga zjarri, me një sistem të veçantë elektronik kyçjeje. Në varësi të madhësisë, kontenierët mund të mbushen me dokumente, skedarë, CD, DVD, karta bankare ose hard disqe, etj.

Përfitimet për ju

  • Caktimi i të drejtave individuale të kyçjes për t'u mbrojtur nga aksesi i paautorizuar

  • Regjistrim automatik i lëvizjeve dhe eventeve

  • Monitorim nëpërmjet teknologjise RFID

  • Kontenierët e sigurtë hapen vetëm nga karta me çip me numër të përcaktuar identifikimi

  • Çaktivizimi i menjëhershëm i kartave nëse raportohen të humbura dhe zëvendësim i thjeshtë i tyre

  • Kapak me alarm në mënyrë që të mos harrohet të kryhet mbyllja e kontenierit

  • Kyçje automatike sapo mbyllet kapaku

  • Siguri maksimale me çmime modeste

 

 

 

Shënim i rëndësishëm dhe kërkesë për vëmendje:

Ju lutemi të mos hidhni telefona celularë, bateri apo akumulatorë energjie të çfarëdolloj natyre në kontenierët tanë. Mbetje të tilla mund të çojnë në shpërthime të rrezikshme dhe zjarre në sistemet tona, pasi këto materiale përmbajnë substanca të ndezshme dhe gërryese. Ju lutemi të kuptoni që në rastin e të provuarit nga autoritetet të hedhjes në kontenierët tanë të materialeve të gabuara të përshkruara si më lart, materiale të cilat mund të ketë shkaktuar si pasojë dëme, do të zbatohen sanksione sipas përcaktimeve kontraktuale dhe legjislacionit në fuqi.

Pamje e kontenierëve tanë të sigurtë

REISSWOLF e.l.sy. security containers

 

 

RW 70 – kontenieri special kompakt

Dimensionet: L 42 cm × W 42 cm × H 60 cm

Volumi:         70 l 

Zbatimi:         zgjidhje kompakte, ideale për ambiente të zyrave

Mbushja:         nëpërmjet hapësirës në kapak, ose duke hapur kapakun tërësisht