Living. Data.

simply. done.

Programi i arkivimit i REISSWOLF

Menaxhim praktik dhe i sigurtë

 
Softueri i arkivimit i zhvilluar nga REISSWOLF ju ofron një zgjidhje efikase për menaxhimin dhe qasjen në të gjithë stokun tuaj të dokumenteve fizike të regjistruara.

Përshtatur individualisht sipas nevojave të klientëve tanë, programi ynë i arkivimit mundëson kërkime praktike, administron dhe mirëmban të dhënat, dokumentet dhe skedarët.

Disponueshmëria

Programi ynë i arkivimit i aksesueshëm online garanton qasje të menjëherëshme në të gjithë stokun tuaj të dokumenteve, duke mundësuar ndërveprim të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nëse paraqitet nevoja, ato mund të dorëzohen fizikisht nga një shofer i REISSWOLF brenda 2 orësh apo brenda një dite pune, bazuar në kërkesën e bërë në sistem nga personeli i angazhuar nga klienti, ose mund të dorëzohen në versionin elektronik nëpërmjet sistemit duke zgjedhur shërbimin Skanim Sipas Kërkesës.

Siguria

Grupet e përdoruesve dhe të drejtat e aksesit gjithashtu mund të përcaktohen përmes programit tonë të arkivimit, duke mundësuar informacion në lidhje me të gjitha qasjet në të dhënat si dhe çdo lëvizje të dokumenteve. Gjithçka që ju duhet për të përdorur softuerin tonë të arkivimit është një lidhje interneti - asgjë më shumë. Ne do ju akordojmë të dhënat e kyçjes në sistem duke ju mundësuar ndërveprim në kohë reale me arkivin tuaj.

Menaxhim optimal

Çdo dokument ka një etiketë (barkod unik) identifikues. Pasi kjo etiketë gjenerohet nga sistemi i vendoset dokumentit, skedarit apo kutisë përkatëse. Më tej personeli ynë kryen indeksimin e regjistrimin në sistem dhe më tej vijon me vendosjen në raftin përkatës. Nga ky moment, dokumenti, skedari apo kutia bëhet menjëherë vizibël në ndërfaqen online me status "aktiv", duke i mundësuar personelit të angazhuar nga klienti të vijojë me lëshimin e udhëzimeve dhe veprimeve të tjera shoqëruese mbi këto zëra, nëpërmjet programit të arkivimit. 

Struktura specifike e organizimit të dokumenteve të kompanisë suaj mund të ruhet e pandryshuar ose, nëse është e nevojshme, mund të riorganizohet nga ne për ta bërë atë më efektive. Funksionalitetet e mjeteve tona inteligjente të menaxhimit të arkivit synohet të përmbushin të gjitha specifikat dhe nevojat tuaja - pavarësisht vendndodhjes.

Përfitimet për ju

  • Dokumentim praktik i hapave të arkivimit

  • Menaxhim efikas me ndërfaqe ueb të personalizuar

  • Ndërtim i strukturës së metadata-ve sipas specifikimeve të klientit

  • Qasja, shkatërrimi dhe ruajtja e materialeve të reja arkivore përmes udhëzimeve të lëshuara në softuerin e arkivimit të REISSWOLF - në çdo vendndodhje në territorin e Shqipërisë

  • Mundësia për të kryer sekretim hibrid të dokumenteve fizike dhe digjitale