Ne ju ofrojmë një sistem arkivimi digjital të bazuar në ueb, të ndërtuar mbi REISSWOLF Dok. Suite, me auditueshmëri të plotë dhe mjete praktike për kërkim dhe qasje me shpejtësi të lartë në informacion. Dokumentet e arkivuara mund të gjenden fjalë për fjalë përmes përmbajtjes tekstuale dhe, sipas nevojës, të ndahen në mënyrë të sigurt me përdorues të autorizuar.
Proceset e punës së organizatës suaj mbështeten përmes rrjedhave të punës "workflows" të konfiguruara sipas kërkesave tuaja, duke mundësuar menaxhim të strukturuar, kontroll të plotë dhe efikasitet operacional në trajtimin e dokumenteve digjitale.
REISSWOLF Dok. Suite është një zgjidhje arkivimi digjital e ofruar si shërbim softuerik (SaaS). Kjo do të thotë se mund të filloni menjëherë: nuk kërkohet infrastrukturë e posaçme IT dhe nuk ka kosto të vazhdueshme mirëmbajtjeje. Hapësira e ruajtjes dhe numri i përdoruesve në platformë mund të zgjerohet sipas nevojës. Kjo zgjidhje moderne për dokumente është plotësisht e përshtatshme me kërkesat tuaja dhe rritet bashkë me biznesin tuaj.
Me REISSWOLF Dok. Suite ju keni qasje të shpejtë dhe të lehtë në dokumentet tuaja, të cilat ruhen në mënyrë digjitale duke garantuar përputhshmëri të plotë ligjore. Ju mund të bashkëpunoni me ekipet tuaja në kohë reale, pavarësisht se ku ndodheni.
Përdorimi i REISSWOLF Dok. Suite shtrihet edhe përtej kufijve të kompanisë suaj — për shembull, për shkëmbim të sigurt dhe përpunim të përbashkët të dokumenteve me kolegë apo klientë.

Përfitoni nga kjo zgjidhje arkivimi digjital për menaxhim efikas të dokumenteve dhe, ndër të tjera, nga avantazhet e mëposhtme: