Çdo kompani ka nevojë për një arkiv me standarde dhe në përputhje me ligjin. Duke qenë se arkivat rriten në mënyrë të vazhdueshme, ato paraqesin kosto për mirëmbajtje dhe hapësirë. Për pasojë, në mënyrë thuajse të pashmangshme lind nevoja për digjitalizimin në tërësi të tyre. Por kjo nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë.
Sepse digjitalizimi nuk reduktohet thjesht në procesin teknik të skanimit. Digjitalizimi përfshin një rrjedhë të gjerë pune, e cila mund të jetë një faktor i konsiderueshëm kohe dhe kostoje. Një zgjidhje më e mirë është arkivimi tek REISSWOLF - i sigurt dhe më efektiv sa i përket kostos - i të gjitha dokumenteve tuaja origjinale (p.sh. certifikatat), si dhe i të gjithë skedarëve dhe dosjeve në të cilat pothuajse asnjëherë nuk ka qasje. Dhe nëse kërkohet, atëhere shërbimi ynë i Skedarit Hibrid do të plotësojë arkivat tuaja fizike edhe në formën digjitale.
Me sistemin tonë të arkivimit hibrid, ne ju ofrojmë një zgjidhje nëpërmjet së cilës dokumentet digjitale do të mund të administrohen përmes sistemit tonë të arkivimit paralelisht me rekordet e stokut të skedarëve dhe dokumenteve tuaja fizike. Kjo gjë ju krijon mundësinë që të digjitalizoni vetëm atëhere kur e keni të nevojshme dhe nga ana tjetër të vijoni të keni qasje në të gjithë bazën e arkivuar të njohurive dhe të informacionit të kompanisë tuaj, në çdo kohë.
Sa herë që një dokument i arkivuar ju nevojitet brenda një kohe të shkurtër, ne mund ta vendosim atë në dispozicion në mënyrë të sigurt elektronike përmes shërbimit "Skanim-sipas-Kërkesës", i cili ofrohet si modul i integruar në RWAM (REISSWOLF Archive Manager). Ky shërbim ju mundëson akses të shpejtë në dokumente të digjitalizuara, por me afat të kufizuar ruajtjeje prej 28 ditësh, pas së cilës të dhënat fshihen automatikisht.
Për organizatat që kërkojnë ruajtje afatgjatë dhe akses të vazhdueshëm në dokumentet e digjitalizuara, zgjidhja ideale është REISSWOLF Dok. Suite. Përmes abonimit në këtë platformë, të integruar ngushtë me RWAM, dokumentet e digjitalizuara lidhen në mënyrë të përhershme me regjistrat fizikë të arkivit dhe ruhen pa kufizim kohe në depozitor digjital. Kjo qasje krijon një arkiv hibrid të qëndrueshëm, ku dokumentet fizike dhe ato digjitale bashkëjetojnë në mënyrë të sigurt, të strukturuar dhe lehtësisht të aksesueshme në çdo kohë.

Së bashku me ju, ne shqyrtojmë, analizojmë dhe kategorizojmë arkivat tuaja.
E në vijim, bazuar mbi kërkesën tuaj, dokumentet e rëndësishme dhe/ose të përdorura shpesh digjitalizohen duke përshkuar hapat e mëposhtme.
