Living. Data.

REISSWOLF f.i.t.

Koha për atë që është e rëndësishme.

 

Proceset tona të biznesit po përcaktohen gjithnjë e më shumë nga sasia në rritje e të dhënave. Në ditët e sotme, qasja e shpejtë në informacionin e kërkuar, pavarësisht kohës ose vendit, është një nevojë e domosdoshme. Menaxhimi dhe kontrolli optimal i të dhënave është thelbësor nëse këto të dhëna do të duhet të përdoren në mënyrë efikase.

REISSWOLF f.i.t. (DMS - Sistem Menaxhimi Dokumentacioni) është një arkiv digjital i bazuar në cloud, me auditueshmëri të padiskutueshme, i cili ofron mjete praktike kërkimi dhe qasjeje me shpejtësi të lartë në informacion. Dokumentet e arkivuara mund të gjenden fjalë për fjalë përmes permbajtjes tekstuale dhe, nëse paraqitet nevoja, të shkëmbehen me të tjerët. Proceset e punës të kompanisë tuaj zbatohen përmes rrjedhave të punës (workflows) të ndërtuara sipas kërkesës tuaj. Sistemi ynë i Arkivit Digjital është gati për t'u përdorur menjëherë, pa pasur nevojë për të instaluar harduer apo softuer.

Ju mund të keni qasje në të dhënat tuaja në çdo kohë përmes REISSWOLF f.i.t. Sistemi është gjithashtu i përdorshëm në mënyrë praktike përmes aplikacionit tonë mobile. Mbrojtja e të dhënave tuaja është e garantuar nga Data Center -at tanë me siguri të lartë.


Shërbimet tona për vlerën tuaj të shtuar

  • Arkiv Digjital i bazuar në cloud me auditueshmëri të padiskutueshme

  • Qasje e sigurt e enkriptuar përmes protokollit SSL point-to-point

  • Pa kosto investimi pasi nuk nevojiten instalime harduer apo softuer

  • Zgjidhje praktike për shkëmbimin e sigurt të të dhënave 

  • Në dispozicion 24/7 gjithashtu përmes aplikacionit mobile

  • Ruajtje e sigurt e të dhënave në data center -at tanë me redundancë 6-faktoriale 

 

 

 


Më shumë informacion