Living. Data.

Njoftim i Rëndësishëm

Të nderuar Klientë, 

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Vendin tonë të cilat lidhen me rrezikun e përhapjes së epidemisë së COVID-19 dhe në kuadër të masave parandaluese për mos-përhapjen e virusit, si dhe duke marrë shkas nga udhëzimet e Instancave Qeveritare dhe Vendore, por edhe duke ndjekur udhëzimet e Kompanisë Mëmë, si një kompani ndërkombëtare, 

REISSWOLF Albania Ju njofton sa më poshtë: 

  • Duke filluar nga data 12/03/2020 deri më datë 23/03/2020, do të pezullohen të gjitha shërbimet e dorëzimit apo marrjes në adresë të dokumentacionit arkivor, si dhe zëvendësimi i kontenierëve për shkatërrimin e dokumentacionit.
  • Ky afat mund të shtyhet në varësi të zhvillimeve në rast të një përshkallëzimi të rrezikut të përhapjes së emidemisë.
  • Shërbimi i vënies në dispozicion të dokumentacionit arkivor do të vazhdojë të jetë aktiv në këtë periudhë vetëm nëpërmjet opsionit të “Scan on Demand”.
  • Shërbimi “Scan on Demand” do të jetë i kufizuar në ditët aktive të punës: e Hënë – e Premte, në intervalin kohor 10:00 – 14:00.
  • Kthimi i përgjigjeve të shërbimit “Scan on Demand” mund të rezultojë me vonesa, pasi REISSWOLF Albania do të punojë me kapacitet të reduktuar personeli.

Per çdo urgjencë në lidhje me shërbimet që REISSWOLF Albania ofron për Klientët e saj, do të jenë në dispozicion kontaktet e mëposhtme: 

Zyra - (10:00 – 14:00) - arkiva@reisswolf.alinfo@reisswolf.al
Menaxheri Tregtar: Andi Zoto, +355697010130andi.zoto@reisswolf.al
Menaxheri Operacional: Artur Shehu, +355697021931artur.shehu@reissowlf.al

Faleminderit për mirëkuptimin!