Living. Data.

Softueri i arkivimit i REISSWOLF: Konfirmimi i konformitetit me GDPR nga bitkom

Siguria e të dhënave dhe mbrojtja e tyre janë përparësia jonë kryesore në gjithçka që bëjmë, duke përshkruar të gjithë gamën e shërbimeve dhe zgjidhjeve që ne ofrojmë.

Ndaj, ne e kemi nënshtruar versionin e ri të softuerit të menaxhimit të arkivit nga REISSWOLF - REISSWOLF archive. manager. nën një auditim vullnetar nga bitkom Servicegesellschaft mbH, filial i BITKOM Bundesverband Informationswirtschaft, Telekommunikation und neue Medien e.V. (Shoqata Gjermane për teknologjinë e informacionit, telekomunikacionin dhe mediat e reja).

bitcom u pajis me një llogari testimi për softuerin duke i mundësuar kësisoj akses të plotë në të gjitha funksionalitetet e tij. Softueri i arkivimit i REISSWOLF u ekzaminua në detaje lidhur me konformitetin me GDPR - Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale në Bashkimin Europian, edhe duke marrë nën administrim pyetësorë të detajuar si dhe duke kryer intervista individuale në departamentet përgjegjëse.

Nëpërmjet përdorimit të platformës tonë SaaS (software as a service) të bazuar në ueb, klientët tanë do të kenë qasje të pa-ndërprerë në të gjithë inventarin e tyre të skedarëve fizikë të regjistruar elektronikisht, duke patur mundësinë ta menaxhojnë, mirëmbajnë dhe ta hulumtojnë vetë atë.


Versioni i ri i softuerit tonë të menaxhimit të arkivit mundëson karakteristika të përmirësuara të shërbimit, të tilla si

 

  • Dokumentim i pa-ndërprerë i të gjitha hapave të arkivimit

  • Menaxhim efikas nëpërmjet ndërfaqes së personalizueshme dhe të sigurtë në ueb 

  • Modalitete autorizimi të konfigurueshme nga vetë klienti, sipas hierarkisë

  • Akses dhe administrim në nivel rajonal ose midis zyrave/degëve 

  • Kërkim inteligjent nëpërmjet OCR - njohjes optike të karaktereve

  • REST API për integrim me sisteme të palëve të treta

  • Disponueshmëri 28 ditore për të dhënat e shërbimit "skanim sipas kërkesës"



Përmes raportit të auditimit, bitkom konfirmon se Softueri i Menaxhimit të Arkivit i REISSWOLF - REISSWOLF archive. manager. jo vetëm që përmbush zbatimin e të gjitha masave tekniko-organizative, por gjithashtu përmbush të gjitha kërkesat e GDPR, duke ofruar veçanërisht suportin e nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të personave apo përdoruesve të interesuar.