Living. Data.

Certifikimet

Mbrojtja e të dhënave është një e drejtë themelore e rëndësishme dhe prek njësoj të gjitha fushat e jetës sonë - profesionale apo personale.

Tek REISSWOLF ne punojmë çdo ditë me të dhëna që janë personale dhe të një natyre veçanërisht sensitive, ndaj jemi shumë të vetëdijshëm për besimin që klientët tanë investojnë tek ne.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për arkivimin, digjitalizimin apo për shkatërrimin e dokumenteve dhe të të dhënave - REISSWOLF zbaton standardet më të larta të cilësisë në çdo pikë përpunimi. Kjo është arsyeja përse ne i kemi certifikuar të gjitha fushat e ndryshme të veprimtarisë tonë. 

Sistemi i menaxhimit të mjedisit ISO 14001-2015

Politikat mjedisore të zbatuara nga REISSWOLF janë të certifikuara nën ISO 14001. Ne bazohemi në teknologji të qëndrueshme dhe gjithmonë jemi në kërkim të mënyrave më efikase dhe miqësore me mjedisin për të zhvilluar biznesin tonë.

Sistemi i menaxhimit të cilësisë ISO 9001-2015

REISSWOLF punon në mënyrë transparente dhe ndërmerr një qasje të orientuar drejt procesit në të gjitha fushat e operimit. Kjo kërkon që sistemi i menaxhimit të cilësisë të kalojë përmes një procesi të vazhdueshëm përmirësimi. Për këtë arsye, REISSWOLF e ka certifikuar aktivitetin e biznesit sipas standardit ISO 9001.

ISO/IEC 27001:2013 për sigurinë e informacionit

Për të garantuar mbrojtjen më të mirë të mundshme të të gjitha të dhënave për veten dhe klientët tanë, ne kemi audituar dhe certifikuar sigurinë e informacionit dhe mjedisin e TI tek REISSWOLF nën ISO / IEC 27001.

Raporti i auditit i bitkom për REISSWOLF archive. manager.

Për REISSWOLF, zbatimi i kërkesave për mbrojtjen e të dhënave në përputhje me GDPR është i një rëndësie parësore. Auditimi i sistemit tonë të arkivimit, REISSWOLF. archive. manager., nga Bitkom Servicegesellschaft mbH konfirmoi zbatimin me sukses të këtyre kritereve. Auditimi konfirmoi se REISSWOLF mbron plotësisht të drejtat e përdoruesve të tij.