Ne shoqërojmë kompanitë gjatë të gjithë ciklit të tyre të jetës: që nga krijimi dhe përpunimi i të dhënave nëpërmjet arkivimit dhe digjitalizimit, mbrojtja e sigurt këtyre të dhënave, e deri tek shkatërrimi konfidencial, të gjitha këto në përputhje me standardet ndërkombëtare, planet rregullatore dhe legjislacionin në fuqi.
Ju mund të mbështeteni në zinxhirin tonë të mbyllur të sigurisë duke nisur që nga marrja në dorëzim e deri tek shkatërrimi i certifikuar në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9887 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Ligjit nr. 9154 "Për arkivat", si dhe me standardet DIN 66399.
Po përballeni me ambiente me lagështirë? Ju duhet të kërkoni me orë të tëra në inventarët e arkivuara apo duhet të udhëtoni shumë? Ne ju japim zgjidhje! Përpunojmë, kategorizojmë dhe arkivojmë dokumentet tuaja. Dhe sistemi ynë i menaxhimit ju mundëson qasje në arkivin tuaj në çdo kohë.
Arkiva jonë në cloud REISSWOLF f.i.t. ju mundëson qasje të drejtpërdrejtë në përmbajtjen e dokumenteve tuaja në çdo kohë - në mënyrë komode dhe online përmes shërbimeve tona elektronike. Të dhënat tuaja ruhen në përputhje me standardet më të larta të mbrojtjes dhe sigurisë së tyre.