Living. Data.

Ne i përkushtohemi privatësisë.

Të dhënat kanë qenë prej kohësh pjesë e jetës sonë të përditshme profesionale dhe personale. Megjithatë, për shkak të digjitalizimit gjithmonë e në rritje, puna me të dhënat është bërë gjithmonë e më komplekse në shumë aspekte - pikërisht për arsye të nevojës për mbrojtje dhe siguri në qëndrueshmërinë e tyre.

Për dekada me rradhë, REISSWOLF është përfshirë në administrimin profesional të të dhënave të çdo lloj natyre - duke vendosur standardet tona të larta dhe madje duke u përfshirë drejtpërdrejtë në përcaktimin e standardeve DIN. Si rezultat, ne u bëmë të suksesshëm në shkatërrimin e të dhënave dhe të dokumenteve në të gjithë Evropën, u bëmë një nga kompanitë kryesore të arkivimit në Evropë, si dhe aktualisht digjitalizojmë rreth 60 milion faqe të formateve të ndryshme çdo vit.

Broshura

Asnjëra nga sa më lart nuk do të ishte e mundur pa vlerën bazë:

  • Besimi. Një investim shumë i rëndësishëm.

Besimi është një karakteristikë e marrëdhënies që nuk mund të blihet dhe as të mbrohet me kontrata. Ne besojmë se bashkëpunimi ndërtohet gjithmonë në partneritet afatgjatë. Suksesi i këtij investimi lind nga fakti sepse me shumë nga klientët tanë, punonjësit, madje edhe furnitorët, bashkëpunojmë prej dekadash. Ne besojmë se kjo është forma më e mirë e mbrojtjes së të dhënave.

Autoriteti i trajtimit dhe mbrojtjes së të dhënave - fizike apo digjitale - për kompanitë në të gjithë Evropën.

REISSWOLF u themelua mbi 30 vjet më parë në Hamburg. Ne jemi krenarë t'ju ofrojmë shkatërrimin e sigurt të të dhënave dhe dokumenteve. Ne jemi gjithashtu shumë të suksesshëm në fushat e arkivimit dhe të digjitalizimit.

Momentet më interesante gjatë rrugëtimit tonë:

1985 Shtator

Themelohet REISSWOLF Hamburg nga Volker Henning.

1989

Themelohet REISSWOLF Deutschland Group, fillimisht me 8 kompani të pavarura. Historia rajonale e suksesit kthehet në një histori suksesi Gjermane.

1994

Vetëm 9 vite pasi u themelua në Gjermani, REISSWOLF bëhet udhëheqës në treg për shkatërrimin e të dhënave dhe dokumenteve.

1997

REISSWOLF International zbaton sistemin "franchise". Pas vetëm 2 vitesh numërohen 37 partnerë në të gjithë Evropën.

2000

Volker Henning emërohet sipërmarrësi i vitit dhe kompania hyn në sektorin e arkivimit fizik.

2001

Hidhet në treg e softueri RWAS për menaxhimin e arkivave i zhvilluar nga REISSWOLF, duke mundësuar menaxhimin e thjeshtë dhe praktik të inventarëve.

2006

REISSWOLF bëhet gjithashtu lider në treg për shkatërrimin e të dhënave dhe dokumenteve në Zvicër, Hollandë dhe Suedi. REISSWOLF tashmë përfaqësohet nga 41 partnerë në 13 vende.

2007

Rrjeti zgjerohet në Evropën Jugore dhe Lindore. REISSWOLF bëhet lider Evropian i tregut për shkatërrimin e të dhënave e të dokumenteve dhe është një nga 5 kompanitë kryesore në sektorin e arkivimit.

2011

REISSWOLF vendos standarde të reja duke implementuar teknologjinë e bravave elektronike me RFID - REISSWOLF e.l.sy. në kontenierët e sigurt prej alumini.

2014

Përcaktohet zona e ushtrimit të biznesit për digjitalizimin.

2015 Mars

REISSWOLF Albania inauguron ambientet e sigurisë së lartë. Tashmë prezent edhe tregun shqiptar, REISSWOLF ofron shërbime bashkëkohore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, për bizneset shqiptare dhe të huaja që veprojnë në Shqipëri. 

2016

Hidhet në treg shërbimi i arkivit digjital "RW f.i.t.", si një zgjidhje e sigurt e bazuar në cloud me garancinë "made in Germany". REISSWOLF International tashmë përfaqësohet nga 50 partnerë në 30 vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës.

2016

Aktiviteti i digjitalizimit i REISSWOLF Group zgjerohet përmes blerjes së kompanisë CiBS Gesellschaft für technische Dokumentation & Archivierung mbH.

2018

REISSWOLF vijon rrugëtimin me hapa të sigurt. Digjitalizohen rreth 60 milion faqe në vit, janë arkivuar mbi 10 milion skedarë të vendosura në më shumë se dy milion kuti dhe janë shkatërruar e më pas ricikluar rreth 105,000 ton të dhëna personale.

2020

REISSWOLF Albania tashmë ofron shërbimin e shkatërrimit të certifikuar të të gjitha llojeve të pajisjeve dhe elementeve elektronike / komjuterike, të vogla apo të mëdha të cilat mund të përmbajnë të dhëna sensitive, me nivelet përkatëse të sigurisë sipas përcaktimeve në standardet DIN 66399.